PËR NE


Komiteti Olimpik Maqedonas është anëtari i 195-të i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Kryetar i tij është Daniel Dimevski, sekretar i përgjithshëm dr. Sasho Popovski ndërsa drejtor sportiv Vladimir Bogoevski.


Komiteti Olimpik Maqedonas e ushtron aktivitetin e tij përmes 16 organeve dhe trupave, ndër të cilat janë Kuvendi dhe Bordi drejtues. Me qëllim të përhapjes së olimpizmit janë vendosur disa manifestime tradicionale, si: Ditët Olimpike (dimërore dhe verore), Orët Olimpike, Dita Olimpike, Pikniku Olimpik e të tjera. Komiteti Olimpik Maqedonas inicion dhe mbështet disa ngjarje me karakter sportiv, kulturor ose humanitar.

logo_blanc
mok-fb3-1
1
Atletët
1
Medals

QËLLIMET THEMELORE TË

KOM

  • Përgatitjen dhe pjesëmarrjen e sportistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore 
  • Zhvillimin dhe përhapjen e Lëvizjes olimpike në Republikën e Maqedonisë së Veriut
  • Respektimin e Kartës Olimpike
  • Përhapjen e parimeve bazë të olimpizmit, nëpërmjet aktiviteteve dhe programeve që realizohen në kuadër të jetës arsimore dhe kulturore.
  • Zhvillimin e sportit kulmor
  • Zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sportit
  • Kujdesin për shëndetin e sportistëve, veçanërisht duke respektuar kodin mjekësor të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Kodin Botëror Anti-Doping të Agjencisë Botërore Anti-Doping.

LOJËRAT OLIMPIKE


Përveç pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore dhe në Lojërat Evropiane (EI Baku 2015), KOM organizon edhe paraqitjet e sportistëve të rinj maqedonas në Lojërat Olimpike për të Rinj (LOR). Të përkujtojmë, LOR i parë veror u mbajt në Singapor më 2010. LOR i dytë veror u mbajt në Nanjing (Kinë) më 2014, dhe LOR i parë dimëror u mbajt në Innsbruck (Austri).

Komiteti Olimpik Maqedonas është anëtar i plotë i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe në bazë të këtij privilegji dhe detyrimi, sportistët tanë më të mirë morën pjesë në Lojërat Mesdhetare në Mersin (Republika e Turqisë), ku fituan 1 (një) medalje të argjendtë dhe 4 (katër) medalje të bronztë.

Në vitin 2002, ishte nikoqir i garës së tretë të Shpresave Olimpike nga Ballkani. Pjesëmarrja e parë e sportistëve nga Maqedonia në Lojërat Olimpike Verore është e lidhur me kontinentin australian, gjegjësisht në Melburn më 1956. Në Lojërat Olimpike të Barcelonës të vitit 1992, atletët maqedonas performuan me statusin e pjesëmarrësve të pavarur, sepse KOM ende nuk ishte pranuar si anëtare e plotë e KON-it, prandaj LOV Atlanta 1996 është Olimpiada e parë e tyre nën flamurin e Republikës së Maqedonisë. Sa i përket Lojërave Olimpike Dimërore, pjesëmarrja e parë e ekipit olimpik maqedonas është e lidhur me Nagano 1998.

FITUESIT E MEDALJEVE

Sportistët maqedonas kanë fituar 2 medalje olimpike në Lojërat Olimpike Verore: argjendi dhe bronzi. Në kuadër të RSFJ-së janë fituar edhe 2 medalje të arta, 5 argjendi dhe 6 të bronzta. Pjesa më e madhe e fituesve të medaljeve janë anëtarë të “Klubit të Titanëve” të KOM-it, që është një nder i veçantë për çdo sportist dhe punonjës në fushën e sportit në vendin tonë. Deri më tani 17 sportistë dhe ekspertë sportivë kanë plotësuar kriteret rigoroze. Çdo anëtar i "Klubit të Titanëve" merr një statujë, një unazë ari dhe një distinktiv.


Komiteti Olimpik Maqedonas ka vendosur edhe dekorata të tjera, duke përfshirë Kartën e KOM-it dhe Yllin Olimpik. Karta e KOM-it për merita të veçanta për zhvillimin e olimpizmit dhe sportit i është dhënë Juan Antonio Samaranch, ndërsa bartësi i parë i Yllit Olimpik është Michel Platini.